Do të shpërndanin drogë në Elbasan, arrestohen 4 persona dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë

Prishtinë | 12 Qer 2019 | 09:50 | Nga Ekonomia Online

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga katër persona dhe ka shpallur në kërkim tre të tjerë në kuadër të operacionit ‘Palestra’ pasi atyre u janë gjetur në posedim lëndë narkotike.

Në pranga kanë rënë R. R., 26 vjeç, B. A., 26 vjeç, D. P., 25 vjeç dhe V. T., 51 vjeç, të gjithë banues në Elbasan.  Operacioni policor është kryr ne rrugën “Emin Matraxhiu” ku në automjetin që drejtohej nga 51-vjeçari V.T është gjetur një sasi prej 11 kg kanabis. Më pas policia ka sekuestruar edhe dy automjetet të tjerë dhe tre aparate celularë.

Sasinë e drogës së kapur sipas policisë, të arrestuarit do ta shpërndanin në qytetin Elbasan. Ndërkohë pas arrestimit ata do të përballen me akuzën e prodhimit dhe të shitjes së lëndëve narkotike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme