Dodik shkon në Kroaci për të propaganduar: Edhe kur na e vjedhin Kosovën, populli serb tregohet paqësor

Prishtinë | 13 Maj 2024 | 14:09 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së djeshme në Jasenovac të Kroacisë janë përkujtuar viktimat e kampit të përqendrimit.

Ky përkujtim mblodhi politikanët serbë nga Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi. Të pranishëm ishin Donja Gradina dhe Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik.

Gjatë përkujtimit, ai pretendoi se populli serb është popull i paqes dhe si zakonisht foli edhe për Kosovën. Dodik propagandoi se Kosova iu vodh Serbisë.

“Serbët janë popull i paqes, edhe kur na shtypin dhe na vjedhin Kosovën, kur kohët e fundit dhe as tani në Mal të Zi nuk duan të mbështesin dhe pranojnë identitetin tonë, kur në Kroaci na konsiderojnë pakica, dhe kur në Slloveni nuk na japin as statusin e pakicës kombëtare dhe kur na grabisin kishën në Maqedoni, duhet të themi se jemi një komb”, tha Dodik.

Të ngjashme