Dogana kap 48.000 copë cigare të kontrabanduara në tri rajone të Kosovës

Prishtinë | 09 Maj 2018 | 14:21 | Nga

Njësitë e doganës gjatë këtyre ditëve kanë konfiskuar në disa raste të ndara sasi të konsiderueshme të duhanit, më saktësisht 48.000 copë cigare.

Fillimisht gjatë kontrollës rutinore në aksin rrugor drejtimi Lipjan – Magurë është ndaluar një automjet me targa të Kosovës ku pas kontrollit rezultoi me sasi të konsiderueshme të duhanit pa banderola të cilat ishin të kontrabanduara. Derisa në një aksion në qytetin e Pejës si dhe në atë të Istogut për zbulim të cigareve pa banderola janë gjetur cigare pa banderola RKS të cilat edhe janë konfiskuar.Kurse në një aksion në Prishtinë janë kapur sasi e konsiderueshme e duhanit pa banderolla në disa lokacione.

Në total sasia e konfiskuar arrin ne 48.000 copë cigare derisa ndaj personave janë duke u iniciuar procedurat kundërvajtësve. Dogana iu bën thirrje qytetareve që të lajmërojnë raste e duhanit pa banderola pasi përveç dëmit financiar që shkaktojnë në buxhetin shtetëror analizat kanë treguar që duhani pa banderola nuk është nga prodhues origjinal dhe është i falsifikuar derisa në përmbajtjen e tij jo gjithmonë ka duhan.

Të ngjashme