Donfried: ShBA-të dëshirojnë ta shohin Kosovën duke marr vendin e vet të duhur në institucionet Evropiane dhe Euroatlantike

Prishtinë | 25 Pri 2022 | 19:59 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ndihëmssekretarja amerikane për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, pas takimit me Kryeministrin e vendit Albin Kurti ka thënë se SHBA-të dëshirojnë që të shohin Kosovën duke marr vendin e vet të duhur në institucionet Evropiane dhe Euroatlantike, raporton Ekonomia Online.

Tutje shtojë se për këtë arsye po i japin kaq shumë prioritet mbështetjes së dialogut të lehtësuar nga BE-ja për ta ndihmuar Kosovën që të arrijë marrëdhënie të normalizuara të qëndruara në njohjen e dyanshme me shtetin fqinjë Serbinë.

”SHBA duan që ta shohin Kosovën duke marrë vendin e vet të duhur në institucionet europiane dhe euroatlantike. Për këtë çështje ne i japim kaq shumë prioritet mbështetjes së dialogut të lehtësuar nga BE-ja për ta ndihmuar Kosovën që të arrijë në marrëdhënie të normalizuara, të qëndruara, me njohje të dyanshme me fqinjin tuaj Serbinë. Sepse status quo është e paqëndrueshme, jo vetëm që e pengon të ardhmen e Kosovës dhe të Serbisë drejt Europës, por i bën të mira Kremlinit. Sepse Rusia dëshiron të shkatërrojë çdo unitet, dhe konsolidim demokratik në shtetet e Ballkanit Perëndimor, duke siguruar që ju dhe shtetet fqinje të mos integroheni në institucionet europiane dhe euroatlantike”, tha Donfried.

Po ashtu ndihmëssekretarja tha se përkushtimi i SHBA-së dhe aleatëve e partnerëve mbetet i qëndrueshëm.
Madje shtojë se Kosova dhe Serbia duhet në mënyrë urgjente të riangazhohen në dialogun mes tyre e që të mbështetet nga BE-ja, raporton EO.

”Mënyra më e mirë për t’ju kundërvënë përpjekjeve të Kremlinit, për ta destabilizuar rajonin, janë të thjeshta. Kosova dhe Serbia duhet të bëhen bashkë dhe në mënyrë urgjente të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, mbështetur fuqishëm nga SHBA-ja. Qëllimi ynë është edhe qëllimi juaj, një marrëveshje që përmirëson marrëdhëniet tuaja, e përqëndruar në njohje të ndërsjellë. Dua t’ju siguroj që përkushtimi i SHBA-së dhe aleatëve e partnerëve tanë mbetet i qëndrueshëm. Kosova e ka NATO-n me misionin e saj të KFOR-it”, tha Donfried.

Të ngjashme