Ekonomia Online
FUNDIT

Donika Emini thotë se Qeveria po gënjen në lidhje me vaksinimet

Donika Emini thotë se Qeveria po gënjen në lidhje me vaksinimet

Analistja politike, Donika Emini përmes një shkrimi në rrjetin e saj social Facebook ka thënë se qeveria nuk duhet të gënjejë në lidhje me procesin e vaksinimit. Ajo ka thënë se nuk ka vaksina për personat që kanë terminë për të marrë dozën e parë të vaksinës dhe se po vaksinohen vetëm ata që kanë […]

Analistja politike, Donika Emini përmes një shkrimi në rrjetin e saj social Facebook ka thënë se qeveria nuk duhet të gënjejë në lidhje me procesin e vaksinimit.

Ajo ka thënë se nuk ka vaksina për personat që kanë terminë për të marrë dozën e parë të vaksinës dhe se po vaksinohen vetëm ata që kanë për ta marrë dozën e dytë të vaksinës.

Ajo është shprehur se qytetarët që po shkojnë me termine për t’u vaksinuar, po kthehen prapa në këtë mot të nxehtë, derisa qendrat e vaksinimit nuk po i informojnë ata për mungesën e vaksinave.

Shkrimi i saj i plotë:

QEVERIA NUK DUHET ME RREJT!!! Vaksina nuk ka, jo per doza te para. Dmth jane tu vaksinu vec te dytet. Qytetaret shkojne me termine e kthehen ne 40 grade celcius se as ekosova e as qendrat nuk lodhen e as nuk mundohen me ja dergu nji mesazh qytetarit e me i informu qe vaksinat nuk ekzistojne – vec rrenat po plot.

Të ngjashme