Dorëheqje në Shtëpinë e Bardhë lidhur me rastin Khashoggi

Prishtinë | 18 Nën 2018 | 11:03 | Nga Ekonomia Online

Në Shtëpinë e Bardhë ka dhënë dorëheqje Kirsten Fontenrose, përgjegjëse për politikat në marrëdhëniet e administratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Arabinë Saudite.

Sipas New York Times, thuhet se Fontenrose ka dhënë dorëheqje nga pozita e saj mbrëmjen e së premtes.

Më tej thuhet se Fontenrose është një nga personat kryesorë në vendosjen e sanksioneve amerikane ndaj sauditëve për shkak të rastit të Jamal Khashoggit dhe se para një kohe të shkurtër ka qenë në vizitë në Rijad.

Fontenrose ka mbrojtur idenë për vendosjen e sanksioneve të ashpra ndaj sauditëve dhe ka patur ndikim sidomos në vendosjen në listën e sanksioneve të kryekëshilltarit të princit trashëgimtar saudit Muhammed bin Salman, Saud al-Qahtani.

Thuhet se ende nuk është e qartë arsyeja e kësaj dorëheqjeje ndërkaq pretendohet se qëndrimi i “ashpër” i Fontenroses ndaj sauditëve ka shkaktuar debate brenda Shtëpisë së Bardhë dhe se dorëheqja ka ndodhur si rezultat i kësaj.

Shtëpia e Bardhë nuk është prononcuar në lidhje me çështjen në fjalë ndërkaq as Fontenrose nuk ka bërë ndonjë deklaratë në lidhje me këto pretendime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme