Dorëzohet PSG, Matuidi lojtar i Juventusit

Prishtinë | 25 Gus 2016 | 20:36 | Nga

Paris Saint-Germain ka lëshuar “pe” për mesfushorin Blaise Matuidi i cili është pranë kalimit te Juventusi.

Mediat në Itali e japin të kryer punën e transferimit të Matuidi, nga PSG te Juventusi, pasi që të dy klubet kanë arritur marrëveshje.

Lojtari ka marrëveshje me ‘Zonjën e Vjetër’, tash e sa ditë, mirëpo skuadra franceze kërkonte një shumë të madhe parash, derisa Juve i ofronte vetëm 25 milionë.

Megjithatë sipas ‘Premium Sport’, Juve do t’i paguajë PSG-së, 22 milionë euro dhe 2-3 milionë bonuse.

Matuidi pritet që të përfitojë 4.5 milionë euro në vit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme