Dosja “Habilaj” shkon në gjykatë, dy letër – porosi mbajnë peng çështjen “Tahiri”

Prishtinë | 07 Jan 2019 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe bën gati dosjen për 9 të pandehurit e dosjes ‘Habilaj’. Këta të pandehur akuzohen për trafik droge dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se këta persona kanë bashkëpunuar me ish-zyrtarë të lartë të policisë, si Jaeld Çela, Gjergji Kohila e Sokol Bode si edhe ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri.

Mësohet se Prokuroria është në pritje të dy letërporosive për ish-ministrin e brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahiri. Burimet thanë për ‘News24’ se në fundjavë dy prokurorët Dritan Prenci dhe Vladimir Mara, kanë udhëtuar drejt Italisë, ku kanë marrë të dhëna për llogari të cështjes “Tahiri”.

Po sipas të njëjtave burime, Prokuroria po heton një udhëtim që kanë kryer familjarët e ish-ministrit Saimir Tahiri në korrik 2014 nga Shqipëria në Itali. Mësohet se në të njëjtin avion me familjen Tahiri, ka udhëtuar edhe Moisi Habilaj. Prokurorët po hetojnë qëllimin e këtij udhëtimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme