Drejtoresha e CIA ka dëgjuar incizime të vrasjes së Khashoggi, sipas burimeve

Prishtinë | 25 Tet 2018 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Drejtoresha e CIA, Gina Haspel, ka dëgjuar një audio-incizim të vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, gjatë vizitës së saj në Turqi gjatë kësaj jave, dy burime i kanë thënë Reuters-it të enjten, përcjell Klan Kosova.

Përfaqësues të CIA-s dhe inteligjencës turke kanë refuzuar të komentojnë mbi shqyrtimin e incizimit nga Haspel.

Arabia Saudite fillimisht kishte mohuar përfshirjen në zhdukjen e Khashoggi-t më dy tetor, por një zyrtar saudit eventualisht ia kishte atribuuar vdekjen e tij konsulatës saudite në Stamboll si tentim të dështuar për ta rikthyer atë në mbretëri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme