Drejtori i AKP-së i përgjigjet Muratit të VV-së, e quan kontravers

Prishtinë | 25 Mar 2020 | 18:01 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Valon Tolaj i ka reaguar deputetit të Vetëvendosjes, Hekuran Murati.

Ai ka thënë se Murati se do t’i përgjigjet të gjitha ftesave të Komisionit Parlamentar për raportim, sa herë që kërkohet.

“Përveç se është obligim ligjor, e konsideroj tepër të rëndësishme informimin e saktë të deputetëve për të gjitha vendimet dhe veprimet e AKP-së. Shpresoj do ta kem rastin shumë shpejt t’i drejtohem Komisionit Parlamentar dhe t’ju përgjigjem të gjitha pyetjeve tua.”, ka shkruar Tolaj në Facebook.

Ai e ka quajtur persona kontrovers deputetin Muratim duke thënë se vetëm në dukje është intelektual por në realitet është  gënjeshtar dhe personalitet kontravers.

“Ekonomist me profesion, dhe shpërfaqje befasuese e mungesës së informatave që ndërlidhen me likuidimin dhe shitjen e aseteve të Ndërmarrjeve Shoqërore, ju bënë të dukeni spekulativ në vlerësim ose mashtrues në profesion. Duhet të merrni mundimin t’i lexoni ligjet e rregulloret e shumta dhe vendimet po ashtu. Të gjitha janë me qasje publike, veç pak koncentrim duhet. E treta, fjalori konspirativ që përdorni, përkundër profilit publik që keni krijuar, ju bënë të dukeni imitator jashtëzakonisht i dobët. Me besoni, edhe shkrimtari i famshëm  konspirativ, David Icke, po ta dëgjonte fjalimit tënd, apo emailat e tu, do te befasohej me aftësitë që keni treguar. Herën tjetër, po vazhduat me spekulime, do t’ju tregoj një mesele, sepse duket se i keni qejf, por fatkeqësisht edhe aty keni treguar dobësi”, ka shkruar Tolaj.

Të ngjashme