Drejtori i KEK-ut i përgjigjet akuzave të Molliqajt: Janë shpifje

Prishtinë | 25 Dhj 2021 | 13:27 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi ka deklaruar për Albanian Post se “janë shpifje”, akuzat e kryetarit të Partisë Socialdemokrate të Kosovës (PSD), Dardan Molliqaj se Korporata Energjetike e Kosovës po shet fshehurazi rrymë në Maqedonin e Veriut.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, në konferencë për media të shtunën ka thënë se kanë informacione nga burimet brenda Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), se rënia e Bllokut A3 dhe A5 është bërë qëllimshëm.

“Në bazë të burimeve tona brena KEK-ut janë duke u zhvilluar tri problematika të theksuara që e rëndojnë edhe më tutje sistemin e energjisë në Kosovë. E para tashmë ka ndodhur. Sipas burimeve tona 10 ditë më parë ka pasur rënie të Bllokut A3 dhe A5, kishte mungesë të shtuar të energjisë elektrike”, deklaroi Molliqaj në një konferencë për media.

Sipas tij, “KEDS-i gjatë natës shet energji jashtë vendit dhe kjo ka të bëjë me marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për shitblerjen e thëngjillit të Kosovës”.

Për këtë i ka kërkuar transparencë Qeverisë së Kosovës.

“Në bazë të informatave që i kemi, është hera e parë që në Kosovë, MZHE po merret me marrëveshje të tillë për të shitur thëngjillin. Është hera e parë që ministria bën një gjë të tillë pa përfshirë ekspertët dhe KEK-un. Dyshimet janë që për çmimin potencial që Kosova do ta ofrojë për shitje do jetë 20-17 euro”.

Po ashtu, kompania përgjegjëse për shpërndarjen e energjisë elektrike në Kosovë, po shet fshehurazi rrymë në Maqedoninë e Veriut, KEDS do të dalë në konferencë të jashtëzakonshme për media.

“Sipas asaj që ne kemi informacione dhe që kërkojmë hetim të organeve përgjegjëse dhe të ekspertëve të fushave, rënia e Bllokut A3 dhe A5 brenda ditës duket që ka qenë e qëllimshme dhe e shkaktuar nga KEDS-i”, ka thënë Molliqaj në konferencë për media.

Sipas tij, “KEDS-i gjatë natës shet energji jashtë vendit dhe kjo ka të bëjë me marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për shitblerjen e thëngjillit të Kosovës”.

Të ngjashme