Drejtori i Policisë: Niveli i sigurisë më i lartë pas Banjskës, qytetarët besojnë më shumë në Polici

Prishtinë | 15 Pri 2024 | 21:32 | Nga Ekonomia Online

Gazmend Hoxha, drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, në një intervistë në emisionin “Tempus” në KTV, tha se niveli i sigurisë është më i lartë pas rastit të sulmit në Banjskë dhe se qytetarët besojnë më shumë në Polici.

“Situata e sigurisë por dhe niveli i sigurisë që ofrohet sot në pjesën veriore është shumë më i mirë dhe ka siguri më shumë se që ka pas para datës 24, do të thotë këtë nuk është konstatim i imi, por që është konstatim që e mbështes në fakte dhe dëshmi. Ne kemi policë të Policisë së Kosovës në çdo statcion policor të veriut të vendit, duke filluar me punën dhe funksionimin e drejtorisë policore në veri. Stacioni policor në veri të Mitrovicës në Zubin Potok, në Leposaviq edhe në Zveçan. Po ashtu, çdo stacion policor ka njësitë e tij patrolluese, njësitë e hetimeve dhe për çdo shërbim të qytetarëve që qytetarët e kërkojnë,ne

i ofrojmë sot. Do të thotë, edhe qytetarët kanë fillu të besojnë edhe më shumë në Policinë e Kosovës, çdo natë  ka raste të raportuara në polici”, tha Hoxha.

Hoxha tha se ka edhe policë të policisë kufitare, që kryejnë detyrat në pikat kuifitare në Bërnjak dhe Jarinjë.

Të ngjashme