Drejtori i ShSKUK-së viziton Spitalin e Prizrenit, vlerësohet mundësia e zgjerimit të kapaciteteve të Mjekimit Intensiv

Prishtinë | 25 Gus 2023 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi, bashkë me ekipin mbështetës profesional, të premten ka vizituar Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.

Në fokus të vizitës ishte vlerësimi teknik dhe profesional i mundësive për zgjerim të kapaciteteve të Mjekimit Intensiv, në kuadër të këtij Spitali.

Poashtu, në takimi me menaxhmentin e Spitalit, u diskutua lidhur me punën që po bëhet për projektin e Kardiologjisë Invazive dhe projektet e tjera qe po zbatohen dhe pritet të zbatohen në këtë spital, e që po i mbështetë ShSKUK.

Të ngjashme