Drejtori ligjor që fshiu një nen risistemohet shkaku i neglizhencës

Prishtinë | 08 Gus 2018 | 09:20 | Nga

Komisioni disiplinor i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal ka marrë vendim që ta largojë nga posti drejtorin e deritashëm të Departamentit Ligjor, Shkëlqim Jakupi, me konstatimin se ai mbahet përgjegjës për shlyerjen e nenit më të rëndësishëm të Ligjit për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës, derisa ai po amendamentohej, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërhyrja në këtë nen ka ndodhur derisa projektligji ka shkuar në Kuvend, ndonëse në Qeveri ai ishte dorëzuar me tjetër përmbajtje.

Kështu ishte hequr njëri nga nenet kryesore të tij, që renditej si neni 11, i cili rregullon problemet e negocimit të institucionit lokal (Komunës) me investitorët për këmbimin e pronës komunale.

Përmes këtij neni, një kryetari të Komunës së Kosovës i lejohej që të negocionte me investitorët për këmbimin e pronës komunale, por assesi kjo nuk i jep të drejtë kryetarit që të marrë edhe vendim për dhënien në këmbim të asaj prone, sepse një vendim të këtillë mund ta sjellë vetëm Kuvendi Komunal. Por ky nen është shlyer nga drafti që i është dërguar Kuvendit nga Qeveria.

E për fshirjen e këtij neni të projektligjit, Komisioni Disiplinor ka konstatuar se mbahet përgjegjës drejtori ligjor, Shkëlqim Jakupi. Kështu ka konstatuar Komisioni edhe në vendimin që sapo e ka marrë, të cilin e ka siguruar “Koha Ditore” .

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme