Drejtoria e Inspeksionit në Prishtinë tejkalon planifikimet për 50%, grumbullon 147 mijë € nga gjobat

Prishtinë | 01 Mar 2020 | 11:07 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtoria e Inspeksionit në komunën e Prishtinës për vitin 2019 ka tejkaluar pritjet buxhetore për afro 50% duke mbledhur 147 mijë euro nga 100 mijë të planifikuara.

Këtë e ka bërë të ditur në një prononcim për Ekonomia Online drejtori i Inspeksionit Adonis Tahiri. Ai ka treguar se këto të hyra janë mbledhur pas gjobave të shqiptuara nga inspektorët në teren e që janë kryesisht gjoba në trafik.

“Sektori i rendit komunal është më i ngarkuari për nga përgjegjësitë për shkak se mbulon fusha të ndryshme, duke filluar nga mbikëqyrja e transportit, qoftë mallrave, qoftë udhëtarëve, shumë shpesh kemi aksione për largimin e taksistëve ilegalë për largimin e shitësve ambulant.

“Ne në secilin rast i largojmë nga komunikacioni ose ua konfiskojmë targat  ose e konfiskojmë komplet automjetin dhe e shqiptojmë gjobën, pas pagesës së gjobës ne detyrohemi të i kthejmë targat”.

“Vitin e kaluar i kemi tejkaluar edhe pritjet buxhetore të komunës për shkak se parashikimi buxhetorë ka qenë që Inspeksioni gjatë tërë vitit ti mbledhë 100 mijë euro prej gjobave, kurse ne kemi arritur t’i mbledhim 147 mijë, thuajse për 50% janë tejkaluar pritjet e komunës”.

Tahiri ka treguar se kanë një bashkëpunim shumë të mirë me qytetarët dhe policinë pasi sipas tij, kjo punë do të ishte e pamundur  me numrin e vogël të inspektorëve, raporton EO.

“Inspektorët tanë janë në teren nëpër zona dhe secili prej tyre është përgjegjës për zonën, bashkëpunim me qytetarë është i vazhdueshëm dhe është i domosdoshëm përndryshe me numrin e vogël të inspektorëve do ta kishim të pamundur të mbulonim të gjithë territorin”.

“Kudo që haset në tentim për ndërtim pa leje ne i fillojmë procedurat, dhe procedura e fundit kur pala nuk bindet është edhe vendimi i rrënimit, kësisoj ne që nga viti i kaluar kemi zbatuar mbi 30 vendime të rrënimit dhe ka mbetur edhe një numër i vogël i tyre që do të gjejnë zbatim shumë shpejtë”.

“Në secilin rast jemi të përkrahur maksimalisht edhe nga e Policisë së Kosovës në mënyrë që për çfarëdo lloj rezistence brenda zbatimit të atij vendimi ta kemi edhe përkrahjen e tyre”.

Të ngjashme