Dreshaj kritikon MSh-në: Menaxhimi i pandemisë s’bëhet me fjalë, vaksinimi në masë ka dështuar

Prishtinë | 26 Jan 2022 | 08:15 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Infektologu Shemsedin Dreshaj ka kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë për mosmenaxhimin e duhur të situatës me pandeminë.

Deputeti i AAK-së, i tha Ekonomia Online se pandemia nuk menaxhohet me fjalë, por me vepra dhe se me mosveprimin është krijuar opinion në popullatë se virusi nuk ekziston, për çka edhe ka ndikuar në rritjen e numrit të rasteve.

Tutje, ai tha se dështim tjetër nga ana e Ministrisë është edhe mospromovimi i vaksinimit në masë, duke theksuar se testime po bëhen mjaftueshëm.

“Pandemia nuk menaxhohet vetëm me fjalë, por menaxhohet me vepra. Ka kohë që Ministria e Shëndetësisë nuk ka marrë masa që është dashtë me marrë lidhur me respektimin e distancës, mbajtjen e maskës. Nga ana e mosveprimit të tyre është krijuar opinion në popullatë që nuk ka virus dhe popullata e ka ndier veten shumë lirshëm”.

“Pastaj kemi dështimin tjetër lidhur me promovimin vaksinimit në masë që nuk është duke ndodhur. Doza e tretë mbron ndaj Omicron. Edhe ata që kanë marrë virusin mbas dozës së dytë dhe të tretë realisht kanë manifestuar forma të lehta të virusit. Vaksina nuk të mbron nga infeksioni, por nga format e rënda të infeksionit dhe shpëton jetë. Kurrë nuk është mjaft”.

“Testime ka dhe shkalla e pozitivitetin është shumë e lartë në opinion. Ka raste që po spitalizohen. Omicron po prekë më shumë moshat e reja”, tha Dreshaj.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar dy vdekje nga Covid-19 si nga 11 mijë e 144 testime të bëra dhe dy mijë e 707 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.

Të ngjashme