Ekonomia Online
FUNDIT

Drojë për “valë të dytë” të Coronavirusit në Evropë

Drojë për “valë të dytë” të Coronavirusit në Evropë

Spanja është duke ndërmarrë masa të reja, për ta frenuar shtimin e rasteve me koronavirus, midis drojës për një “valë të dytë” në Evropë. Në Katalonjë janë mbyllur klubet e natës për dy javë, por qytetet jashtë këtij rajoni verilindor po ashtu po përballen me rritje rastesh, raporton BBC. Mbretëria e Bashkuar ka bërë ndërkaq […]

Spanja është duke ndërmarrë masa të reja, për ta frenuar shtimin e rasteve me koronavirus, midis drojës për një “valë të dytë” në Evropë.

Në Katalonjë janë mbyllur klubet e natës për dy javë, por qytetet jashtë këtij rajoni verilindor po ashtu po përballen me rritje rastesh, raporton BBC.

Mbretëria e Bashkuar ka bërë ndërkaq të ditur se të gjithë ata që vijnë nga Spanja duhet të izolohen. Norvegjia ka vënë rregulla të ngjashme, derisa Franca e ka në fuqi një paralajmërim-udhëtimi.

Si Franca, ashtu edhe Gjermania po përballen me përhapje të koronavirusit, teksa po mundohen që të rihapin ekonomitë e tyre.

“Ndonëse secili shtet është i prekur, kjo përhapje shtytje e ka përhapjen e gjerë në shtetet e mëdha dhe me popullsi të dendur, në kontinentin amerikan dhe në Azinë Jugore”, është thënë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë përmes një deklarate, të shtunën.

Më shumë se 15.7 milionë raste me COVID-19 janë të regjistruara në botë dhe më shumë se 640.000 vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Të ngjashme