Dua Lipa mahnit me dukjen dhe interpretimin në “Billboard Women in Music”

Prishtinë | 11 Dhj 2020 | 17:04 | Nga Ekonomia Online

Dua Lipa hapi eventin e njohur “Billboard Women in Music”, me interpretimin e “Boys will be boys”.

Këngëtarja fituese e çmimit Grammy, Dua Lipa dha një shfaqje mahnitëse me një fustan të zi ndërsa këndoi këngën, Boys Will Be Boys, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Ndërsa hapi edicionin virtual të 2020-ës, të Billboard Women in Music të enjten, këngëtarja 25-vjeçare bëri përshtypje shikuesve me vokalin e saj ndërsa shoqërohej nga një kuartet me tela.

Duke qëndruar në një skenë gati të zbrazët, ajo u shfaq me mikrofon në duar dhe ngriti një kor të fuqishëm, me këngën që trajtoi ngacmimet seksuale dhe përvojat e grave me sjellje toksike mashkullore.

Artistja po këndonte vargjet e këngës, ndërsa siluetat e orkestrës së saj ndriçonin herë pas here në ekran.

Ylli kosovar, albumi i dytë i të cilës “Future Nostalgia” është nominuar për çmimin “Albumi i Vitit” në “Grammy 2021”, më vonë gjatë shfaqjes mori çmimin “Powerhouse”.

Këtë çmim, këngëtarja e mori nga Bernie Sanders, ndërsa ky i fundit ka dhënë fjalë miradie për Duan.

“Ajo po lufton për të rinjtë, gratë, refugjatët, komunitetin LGBT dhe po përdor platformën e saj për t’i sjellë njerëzit në procesin demokratik. Ajo po ngre zërin e saj për të kërkuar ndryshime të vërteta”, tha Sanders për Lipën.

Me të pranuar trofeun e saj, Dua e përshkroi Sanders si ‘heroin e saj personal’ dhe tha se ishte shumë e lumtur që u njoh për solidaritetin me ‘koleget e saj dhe gra në të gjithë botën’.

“Ne jemi akoma shumë larg për të arritur barazinë e vërtetë”, tha ajo, pasi vuri në dukje hendekun gjinor dhe racor mes producentëve të këngëve të Billboard Hot 100.

Ajo përfundoi: ‘Le të vazhdojmë të festojmë për gratë dhe të vazhdojmë të inkurajojmë të gjitha vajzat e reja atje që të jenë fuqitë e së ardhmes’. (Lajmi.net)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme