Dua Lipa me poza provokuese në promovimin e koleksionit të ri të atleteve “Puma”

Prishtinë | 22 Pri 2021 | 14:15 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, gjatë viteve të fundit po korrë suksese të mëdha në muzikë përfshirë këtu edhe albumin e dytë, “Future Nostalgia”.

Krahas karrierës së bujshme si artiste, ajo tashmë ka arritur bashkëpunime të shumta me brende të njohura.

Në nëntor të 2020, 25 vjeçarja njoftoi se është bërë ambasadore e top brendit “Puma”.

Ajo së fundmi ka pozuar me atletet e koleksionit të ri në shitje nga kjo markë, gjersa ka promovuar produktet që kishte të veshur në këmbët e saj.

Megjithëse fokusi është tek atletet e reja, krijuesja e hitit “Levitating” shfaqet provokuese në një kostum të ngushtë ku thekson linjat trupore.

Sidoqoftë, Dua nuk është e vetmja që ka qenë imazh i brendit “Puma” pasi Bebe Rexha dhe Rita Ora po ashtu kanë qenë pjesë e kompanisë më parë.

Dua momentalisht po shijon një kohë të mirë në Londër me partnerin e saj, Anwar Hadid, i cili është rikthyer me projekt të ri muzikor pas dy vitesh dhe ka marrë një përkrahje të madhe nga fansat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme