Nico Williams ka folur me optimizëm para përballjes së madhe mes Spanjës dhe Francës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, duke theksuar se La Roja synon ta mposhtë sërish rivalin e saj.
Spanja siguroi një vend në mesin e katër skuadrave më të mira të turneut pasi eliminoi Belgjikën me rezultat 2-1 në çerekfinale, ndërsa tani e pret një duel i zjarrtë ndaj Francës për një vend në finale.
Anësori i Spanjës beson se ekipi i tij mund të përsërisë sukseset e fundit ndaj francezëve, duke e cilësuar sfidën si shumë të vështirë, por njëkohësisht spektakolare për tifozët e futbollit.

“Ne i kemi mposhtur tashmë dy herë dhe duam ta bëjmë përsëri”.
“Na pret një ndeshje shumë e vështirë, por shpresojmë që fati të jetë në anën tonë. Për shikuesit neutralë, do të jetë një ndeshje shumë emocionuese për t’u parë”, deklaroi ai.
Ndërkohë, gjysmëfinalja ndërmjet Francës dhe Spanjës do të zhvillohet të martën nga ora 21:00./Telegrafi/