Duda Balje u ndalua nga policia serbe në Merdare

Prishtinë | 23 Pri 2024 | 11:55 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje është ndaluar të martën nga autoritet serbe në pikën kufitare në Merdare, raporton Ekonomia Online.

Balje është ndaluar për rreth një orë dhe ishte duke udhëtuar drejt Austrisë së bashku me familjen.

 “Unë jam me familjen, me burrin dhe fëmijët jemi në rrugë për Austri, por jo veç me kanë ndalë dhe për një orë mi kanë ndal letrat. Burri ka pyetur a ka najsen, dhe i kanë thënë jo kontroll rutinore”, ka thënë shkurtimisht Balje.

“Si kemi kaluar në Merdare, kemi prit një orë e gjysmë dhe kemi vazhduar burri ka pyet se çka ka ndodhur thanë vetëm kontrollë e rregullt asgjë tjetër. Kemi marrë pasaportat dhe kemi vazhduar rrugën. Kemi vazhduar rrugën dhe jemi tashmë rrugës për në Hungari. Asnjë problem tjetër vetëm se kemi qenë në një vend një orë një orë e gjysmë”, tha Balje përmes telefonit për Ekonomia Online.

Të ngjashme