Dukagjini kundër rritjes së tarifave të energjisë – AKB paralajmëron protesta

Prishtinë | 23 Maj 2025 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Zyra e Rrafshit të Dukagjinit e Aleancës Kosovare të Bizneseve, e udhëhequr nga kryetari Argjend Fetahu, ka reaguar fuqishëm kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për daljen e bizneseve nga furnizuesi universal dhe rritjen e tarifave.

Sipas njoftimit, vendimi cilësohet si i njëanshëm dhe i dëmshëm për ekonominë lokale.

AKB paralajmëron se, nëse nuk ndodh anulimi ose pezullimi urgjent i vendimit, do të organizohen protesta dhe bllokime rrugësh. Zyra kërkon përfshirjen e drejtpërdrejtë të bizneseve në procesin e vendimmarrjes dhe një rishikim të menjëhershëm të kësaj mase.

Të ngjashme