Dy këmbësore goditen nga vetura në Prishtinë

Prishtinë | 22 Tet 2018 | 18:14 | Nga Ekonomia Online

Sot rreth orës 16:00, dy gra janë goditur nga vetura në “Rrugën B” të Prishtinës.

Pas aksidentit të dy viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, pasi që kanë pësuar lëndime trupore, njofton Klan Kosova.

“Rreth orës 16:00 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën B në Prishtinë. Aksidenti ka ndodhur mes një automjeti dhe dy këmbësoreve. Si pasoj e aksidentit dy këmbësore kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtat janë dërguar për tretman mjekesor ne QKUK. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Të ngjashme