Dy ndeshje interesante në Superligën e Kosovës: Gara për titull dhe ajo për mbijetesë

Prishtinë | 25 Shk 2023 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Albi Mall Superliga e Kosovës do të zhvillojë në këtë javë edhe xhiron e 22-të.

Derisa në mesjavë përfundoi ajo e 21-ta, sot (e shtunë) fillon rrethi tjetër me dy ndeshje në planprogram.

Ferizaj është nikoqiri Dritës për ndeshjen që luhet në stadiumin e qytetit.

Skuadra nga Gjilani është në vendin e dytë me 44 pikë, tri më pak se lideri Ballkani, ndërsa ferizajasit janë në të fundit (10) me 18 sosh.

Takim interesant është edhe ai në mes të Malishevës dhe Drenicës, duel ky direkt në luftën për mbijetesë dhe zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj”.

Malishevasit janë në vendin e tetë me 21 pikë, ndërsa ekipi nga Skenderaj në të nëntin me 20 sosh.

Që të dy këto takime nisin nga ora 13:00.

Të ngjashme