Dy pacientë me Covid-19 në Spitalin e Pejës

Prishtinë | 24 Tet 2021 | 09:29 | Nga Ekonomia Online

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar dy pacientë me COVID-19.

Nga Spitali i Pejës është njoftuar se pas më tepër se dy javë që nuk kishte pacientë me COVID aty, të shtunën janë pranuar dy pacientë me COVID-19. Të dy, sipas Spitalit, janë të pavaksinuar.

“Pas më shumë se dy javë që nuk kishe pacientë me Covid-19, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë nga dje kemi përsëri dy pacientë duke i trajtuar për Covid-19. Të dy pacientët janë të pavaksinuar. Përndryshe furnizimi nga lista esenciale me barna vazhdon të jetë stabil dhe furnizim shumë i mirë”, thuhet nga Spitali i Pejës.

Të ngjashme