Dy qytetarë nga Ferizaj gjejnë para dhe i dorëzojnë në polici

Prishtinë | 23 Qer 2023 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Në dy raste të ndara dy qyetetarë nga Ferizaj kanë gjetur para dhe i kanë dorëzuar në polici.

Në njoftimin e policisë thuhet se të dyja rastet kanë ndodhur dje dhe sot.

Dje, rreth orës 13:00 qytetari I.Shyti i moshës 59-vjeçar, në trotuar afër një autolarje në rrugën “Vëllezrit Gërvalla” në Ferizaj i ka gjetur një shumë të caktuar të parave dhe i ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj.

Ndërsa sot, rreth orës 12:35 qytetari A.Sallahu i moshës 26-vjeçar nga Ferizaj, në një qendër tregtare në Ferizaj ka gjetur një shumë të caktuar të parave dhe i ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj.

Të ngjashme