Dy të vdekur dhe tetë raste të reja me Covid-19

Prishtinë | 08 Kor 2021 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit jantë regjistruar dy raste të vdekjes, derisa janë konfirmuar tetë raste të reja me COVID-19.

“Nga 1.721 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.412. Në total numri i rasteve aktive është 151”, ka njoftuar MSH’ja.

MSh’ja ka njoftuar edhe për numrin e qytetarëve që janë vaksinuar deri tash.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.271 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 243.428 doza të vaksinës. Deri më sot 60.759 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Të ngjashme