Ekonomia Online
FUNDIT

Dy vdekje të dyshimta gjatë 24 orëve të fundit

Dy vdekje të dyshimta gjatë 24 orëve të fundit

Dy vdekje të dyshimta kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në vend. Njëra ka ndodhur në Prishtinë, e tjetra në Kamenicë, raporton Express. Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se një grua është gjetur e vdekur mbrëmë rreth orës 23:00. “Prishtinë, 20.07.2021 – 23:05. Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur […]

Dy vdekje të dyshimta kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në vend. Njëra ka ndodhur në Prishtinë, e tjetra në Kamenicë, raporton Express.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se një grua është gjetur e vdekur mbrëmë rreth orës 23:00.

“Prishtinë, 20.07.2021 – 23:05. Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete.  Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Edhe në Kamenicë është gjetur i vdekur një person. Ai është dërguar në emergjencë, ku nga mjeku ëhstë konstatuar se i njëjti është pa shenja jete.

“Kamenicë, 20.07.2021 . Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar në emergjencën e Kamenicës, ku nga mjeku është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML, për obduksion”, ka njoftuar Policia.

Të ngjashme