Ekonomia Online
FUNDIT

Dyshimet lidhur me vaksinat pa afat, përplasen Bekim Haxhiu, Glauk Konjufca dhe Avdullah Hoti

Dyshimet lidhur me vaksinat pa afat, përplasen Bekim Haxhiu, Glauk Konjufca dhe Avdullah Hoti

Bekim Haxhiu nga Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur akuza ndaj Ministrisë së Shëndetësisë për dështimin e planit të vaksinimit të qytetarëve të Kosovës. Haxhiu tutje shprehu dyshimet për fshehjen e vaksinave pa afat nga kjo ministri. “Të ndaj me ju një shqetësim të cilin e mora minuta më parë, inspektorati farmaceutik ka […]

Bekim Haxhiu nga Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur akuza ndaj Ministrisë së Shëndetësisë për dështimin e planit të vaksinimit të qytetarëve të Kosovës.

Haxhiu tutje shprehu dyshimet për fshehjen e vaksinave pa afat nga kjo ministri.

“Të ndaj me ju një shqetësim të cilin e mora minuta më parë, inspektorati farmaceutik ka urdhëruar barnatoren qendrore të SSHKUK-së të tërheq nga përdorimi produktin e importuar nga India ngase në të janë gjetur grimca të metalit që rrezikojnë shëndetin e pacientëve. Për këtë rrezikim të pacientëve duhet të merret Prokuroria e Kosovës.

Vaksinat e pranuara donacion nuk u shfrytëzuan të gjitha dhe për këtë arsye 133 mijë doza të vaksinave u hodhën në bërllok më 1 shtator. Edhe sot MSH vazhdon të mbajë të fshehur numrin e vaksinave që u ka skaduar afati”.

Tutje Haxhiu ka kërkuar qasje në dokumentet publike të kësaj ministrie për të analizuar vaksinat e çdo serie të importuar.

“Nga data 24 dhjetor 2021, unë kërkoj qasje në dokumentet publike në Ministrinë e Shëndetësisë, kërkoj certifikata të analizës për çdo seri të vaksinave të importuar, por Ministria e Shëndetësisë nuk lejon qasej në dokumentet publike. Pra, MSH ka dështuar të implementoj planin e vaksinimit”, theksoi ai”.

Në lidhje me këtë reagim t pati kryeparlamentari Konjufca, i cili tha se deputeti Haxhiu me tendencë bën temë debati për ngritjen e dyshimeve, dhe se sipas tij po i bën një dëm të madh kauzës së përkujdesjes ndaj shëndetit publik.

“Jam i sigurt që çdo shtet i përgjegjshëm nuk jep vaksina pa afat, kështu që meqenëse kjo është çështja t’i shumë më lehtë e ke nëse është për kureshtjen tënde kështu, me u ulë me ministrin jashtë kamerave dhe me i shqyrtuar të gjitha këto të cilat e ngrite. A nëse kjo bëhet qysh po e bën ti temë të debatit publik me do tendenca të cilat e kanë ngjyrimin e akuzës, e akuzës ose të ngritjes së dyshimeve. Besoni se ja bëni një dëm të madh vet kësaj të cilën ti po e quan kauzë të përkujdesjes ndaj shëndetit publik”, tha ai.

Edhe Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës i dha të drejtë Bekim Haxhiut ku tha se nuk është menaxhuar mirë vaksinimi në Kosovë .

“Në një farë mase deputeti Haxhiu ka të drejt, nuk është menaxhuar mirë vaksinimi në Kosovë. Jemi shembull si shoqëri që nuk e ke gjetur asnjë person publik, as një person pozitë e opozitë që i ka kontribuar polarizimit të shoqërisë sa i përket nevojës dhe vaksinim dhe vetëdijesimit të qytetarëve për vaksinim”, u shpreh ai.  

Të ngjashme