Një person është arrestuar në Gjilan pasi që dyshohet se ka dhunuar një grua në shtëpinë e tij.
Sipas Policisë së Kosovës, ankuesja ka deklaruar se para dy ose tre muajsh, derisa ndodhej në shtëpinë e të dyshuarit, ai kishte kryer marrëdhënie seksuale me të pa pëlqimin e saj.
Pas raportimit të rastit, i dyshuari është identifikuar dhe arrestuar nga policia. Me vendim të prokurorit, ai është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.
“DHUNIM. Gjilan NN. Ankuesja f/k ka raportuar se par dy –tre muajve deri sa ka qenë në shtëpinë e të dyshuarit m/k , i njëjti pa dëshirën e saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me të. I dyshuari është identifikuar dhe arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.