Dyshohet se e dhunuan dhe e detyruan në prostitucion një grua: Arrestohen tre të dyshuar në Prizren

Prishtinë | 16 Jan 2024 | 10:13 | Nga Ekonomia Online

Tre burra janë arrestuar në Prizren.

Ata dyshohen se e kanë dhunuar një grua, e më pas edhe kanë kryer veprën e mundësimit/detyrimit në prostitucion.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës:

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se kanë kryer veprat e cekura, ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme