Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim Malor (ShKShMK) është angazhuar në nxjerrjen e trupit të pajetë të një personi në Grykën e Rugovës, në kilometrin e 7-të. Në operacion po marrin pjesë edhe Zjarrëfiksat e Pejës dhe Policia e Kosovës. Sipas ShKShMK-së, dyshohet se viktima ka rënë në një greminë, në afërsi të rrugës. Ndërkohë Klankosova.tv […]
Dyshohet se ra për vdekje në greminë, ShKShMK nis punën për nxjerrjen e trupit në Grykë të Rugovës

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim Malor (ShKShMK) është angazhuar në nxjerrjen e trupit të pajetë të një personi në Grykën e Rugovës, në kilometrin e 7-të.
Në operacion po marrin pjesë edhe Zjarrëfiksat e Pejës dhe Policia e Kosovës.
Sipas ShKShMK-së, dyshohet se viktima ka rënë në një greminë, në afërsi të rrugës.
Ndërkohë Klankosova.tv raportoi më parë se një person ishte gjetur pa shenja jete në rrugën Pejë – Rugovë, më saktë tek vendi që njihet si “Kthesa e Madhe” .

















