E dhimbshme, publikohet fotoja e kosovares së vrarë në Gjermani

Prishtinë | 23 Maj 2023 | 08:07 | Nga Ekonomia Online

Raportohet se kosovarja 28-vjeçare që u vra nga partneri i saj i ndarë është Jetmira Beka nga komuna e Mitrovicës. Vrasja ndodhi të shtunën në një parking në Aachen të Gjermanisë.

Fotoja dhe njoftimi për vdekjen e saj është publikuar nga një familjar i viktimës dhe i njëjti është shpërndarë edhe nëpër media.

Sipas mediumit lokal gjerman, dorasi është partneri i ndarë i viktimës. Raportohet se i dyshuari ishte vetëdorëzuar në polici mbrëmjen e së shtunës.

Të ngjashme