Pas disa ditësh me luhatje të motit, e enjtja pritet të karakterizohet nga kushte më të qëndrueshme atmosferike në të gjithë territorin e Kosovës.
Qytetarët do të kenë mundësi të shijojnë një ditë kryesisht me diell, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta dhe pa ndikim të madh në zhvillimin e motit.
Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës së enjte, do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, ndërsa mundësitë për reshje do të jenë të vogla.
“Kushtet atmosferike do të jenë më të qëndrueshme, me gjasa të vogla për reshje”, thuhet në parashikimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës transmeton Klankosova.tv.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 27 deri në 32 gradë Celsius.
Ndërkohë, era do të fryjë nga drejtimi verilindor me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.
“Parashihet mot me diell dhe pjesërisht i vranët”, thekson IHMK-ja, duke bërë të ditur se dita do të jetë e favorshme për aktivitetet në ambiente të hapura dhe lëvizjet jashtë.