E kritikuan për sheshet, Rama publikon një video: S’po na nxajnë

Prishtinë | 25 Dhj 2022 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama iu është përgjigjur me një video atyre që po ankohen dhe disave që po tallen me idenë e tij për zgjatjen e shesheve në kryeqytet.

Në videon e publikuar në Facebook shihen shumë qytetarë duke përshkuar rrugët kryesore të kryeqytetit, të cilat Rama ka vendosur t’i bëjë sheshe.

“S’po na nxajnë sheshet”, ka shkruar Rama.

Kryetari i Prishtinës së fundmi iu përgjigj dilemave të qytetarëve, duke treguar se tashmë Prishtina ka edhe një shesh të ri.

Të ngjashme