Ekonomia Online
FUNDIT

E njohu e para Palestinën, këshilltari i Laburistëve kërkon nga Spanja njohjen e Kosovës

E njohu e para Palestinën, këshilltari i Laburistëve kërkon nga Spanja njohjen e Kosovës

Ish-këshilltari i Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, Reg Pula, i ka kërkuar kryeministrit të Spanjës, Pedro Sanchez, që Madridi ta njohë Kosovën, ashtu siç bëri me Palestinën. Ai në një shkrim në X, ku Sanchez mirëpriti njohjen e Palestinës nga Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Australia, komentoi duke shkruar se njohja e Palestinës nga […]

Ish-këshilltari i Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, Reg Pula, i ka kërkuar kryeministrit të Spanjës, Pedro Sanchez, që Madridi ta njohë Kosovën, ashtu siç bëri me Palestinën.

Ai në një shkrim në X, ku Sanchez mirëpriti njohjen e Palestinës nga Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Australia, komentoi duke shkruar se njohja e Palestinës nga Spanja ua hapi rrugën shteteve të tjera.

“Megjithatë, mosnjohja nga e Kosovës nga Spanja forcon paqëndrueshmërinë në një pjesë tashmë të paqëndrueshme të Europës. Nëse siguria e Europës do të jetë qendrore për strategjinë e Mbretërisë së Bashkuar, ajo duhet të kërkojë ta përfshijë Spanjën në këtë çështje”, shkroi Pula i cili është edhe drejtor i Rud Petersen, trupit evropian të komunikimeve strategjike.

🇪🇸 recognition of 🇵🇸 did pave the way for others to follow, including 🇬🇧. However, 🇪🇸 non-recognition of Kosovo 🇽🇰 reinforces instability in an already unstable part of Europe. If Europe’s security is to be central to 🇬🇧 strategy, it must seek to bring 🇪🇸 on board on this issue. https://t.co/muEcdk9pe1

— Reg Pula (@RegPula) September 21, 2025

Të ngjashme