E panevojshme dhe pa efekt konsiderohet kërkesa e Thaçit për Specialen

Prishtinë | 25 Gus 2020 | 19:46 | Nga Ekonomia Online

Propozimi i presidentit Hashim Thaçi për amendamentimin e Kushtetutës është duke u konsideruar veprim i panevojshëm e politik nga njohës të drejtësisë. Sipas propozimit të Thaçit drejtuar Kuvendit, mandati i Gjykatës Speciale do të zgjasë deri në njoftimin për një gjë të tillë nga Këshilli i Bashkimit Evropian.

Avokati i akredituar nga Specialja, Taulant Hodaj, thotë se nuk ka pasur nevojë për një veprim të tillë, pasi mandati i Gjykatës Speciale ka qenë i qartë që nga fillimi.

Sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi, iniciativa e presidentit Hashim Thaçi është më shumë politike dhe mund të konsiderohet konflikt interesi.

Para se të dërgohet për votim në Kuvend, propozimin e kreut të shtetit, kryetarja Vjosa Osmani duhet ta dërgojë për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese.

Propozimin e presidentit Hashim Thaçi për ndryshim të Kushtetutës lidhur me mandatin e Speciales nuk kanë pranuar ta komentojnë zyrtarë të Dhomave të Specializuara.

Të ngjashme