“E tashmja dhe e ardhmja e Punës Sociale në Kosovë” – Mbrojtja sociale, prioritet i qeverisë

Prishtinë | 21 Mar 2023 | 10:37 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Punës Sociale, Lidhja e Qendrave për Punë Sociale dhe Departamenti për Punë Sociale, Fakulteti Filozofik, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë mbajtur konferencën e dytë nacionale “E tashmja dhe e ardhmja e Punës Sociale në Kosovë”, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se kjo konferencë ka për qëllim shënimin dhe promovimin e Punës Sociale në Republikën e Kosovës, ku profesionistët e shërbimeve sociale, përfaqësuesit e institucioneve dhe akademia do të diskutojnë për të arriturat, sfidat dhe të ofrojnë rekomandime lidhur me avancimin e Punës Sociale në vendin tonë.

Me këtë rast, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar reformë të thellë të Qendrave për Punë Sociale në vend.

Kurti tha se prioritet i qeverisë së tij është mbrojtja sociale e qytetarëve. Ai theksoi se përmes shtimit të kapaciteteve do të fuqizojnë këto qendra.

“Punonjësit social mbështesin qytetarët me problemet e tyre sociale. Ju shprehi falënderimin për punën që e bëni. Ndonëse janë 38 qendra me shumë, bashkërisht po synojmë që t’i rrisim kapacitet në këto qendra. Sepse drejtësia nuk është vetëm në verdikte gjykatore por edhe në shoqëri, dhe për këtë duhet të kemi më shumë drejtësi në shoqëri”, u shpreh ai.

E kryetari i Asociacionit të Qendrave për Punë Sociale, Blerim Shabani, foli për punën që bëjnë punëtorët social. Ai i konsideroi si të nevojshëm për shoqërinë kosovare, duke thënë se ndihmojnë njerëz në formë direkte dhe inderekte.

“Sot profesionistet për punë sociale janë pranë njerëzve në nevojë dhe familjet e tyre duke shërbyer si ndërlidhës i nevojave të tyre në shërbime të nevojshme për jetën e tyre. Ata janë këshillues, dëgjuesit, avokuesit. Ata janë promovuesit e ndryshimit dhe zhvillimit. Mbi 70 kategori e 90 lloje shërbimesh ata sot ofrojnë shërbime për 70 mijë persona në formë direkte dhe mbi 200 mijë persona në formë indirekte. Ata sot përballen me sfida të shumta e tepër të mëdha. Sot ata përballen me  paga të ulta e jo dinjitoze, të ngritën investimet”, ka thënë ai.

Ndërsa shefi i departamentit të Degës për Punë Sociale në Fakultetin Filozofik UP, Avdyl Gashi, tha se profesionistët për punë sociale e kanë treguar vetën në kohë të pandemisë.

“Departamenti i Punës Sociale është një departament i ri në UP. Degës për Punë Sociale që nga viti 2012 ka ofruar disa gjenerata. Ndër vite Departamenti ynë ka ofruar kuadro me profesionist për punën sociale të cilët më punën që kanë ofruar sidomos në kohën e pandemisë kanë treguar profesionalizëm”, tha ai.

Ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se ideja e reformës është që të krijohet një sistem i qëndrueshëm i financimit të institutcioneve që ofrojnë ndihma sociale.

Ministrja Haxhiu, po ashtu ka thënë se Ligji i ri për Shërbime Sociale dhe Familjare do të procedohet në Kuvend gjatë këtij viti.

“Çasja jonë do të jetë e hapur në mënyrë që të realizojmë reformën që po e synojmë. Si ministre e drejtësisë kam krijuar grupin punues që të shohim problemet me të cilat ballafaqohen qendrat për punë sociale. Janë këto institucione që kanë vazhduar që të punojnë pavarësisht sfidave”.

“Ideja jonë është që gjatë reformës sociale të krijojmë një sistem të qëndrueshëm të financimit me qëllim që kategoritë në nevojë sociale të marrin shërbime sociale të nevojshme. Prandaj, përmes draftligjit të ri jemi duke punuar që të shtyjmë përpara klasifikimin e shërbimeve sociale dhe familjare në shërbime të nivelit parësor, dytësor dhe treciar sepse mendojmë se do të ndihmojë shumë në krijimin e një sistemi të qëndrueshëm të financimit të institucioneve të cilat ofrojnë shërbime sociale, në veçanti të strehimoreve dhe qendrave të përkujdesit”.

“Ligji i ri për Shërbime Sociale dhe Familjare do të procedohet në Kuvend brenda vitit, me qëllim të zhvillimit të reformës së shërbimeve sociale në vend”, tha Haxhiu.

Ndërsa, shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, tha se reforma është e domosdoshme për t’u siguruar që çdokush që ka nevojë të ketë qasje në mjetet sociale.

“Presim që qeveritë lokale dhe qendrore të vazhdojnë të marrin masa për t’i fuqizuar tutje këto shërbime sociale, për t’i kaluar standardet evropiane. Kjo është e domosdoshme për tu siguruar që çdo fëmijë, i moshuar, grua , viktimë dhe familjet e tyre të kenë qasje ne mjetet sociale. Vërtet më erdhi mirë të dëgjoj kryeministrin dhe ministren që folën edhe për agjendën legjislative. BE gjithmonë do t’ju qëndrojë në krahë”.

Të ngjashme