Edhe 222 persona shërohen nga COVID-19 në Kosovë

Prishtinë | 24 Jan 2021 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Në 24 orët e fundit në Kosovë edhe 6 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 392 raste të reja me këtë virus, ndërsa janë shëruar 222 persona.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1618 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 392 raste pozitive”, është thënë nga IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 58.088 raste nga 219.760 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.456 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 222 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50.953 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.679

Të ngjashme