Edhe Bytyqi kujton fillimin e bombardimeve, mirënjohje për miqtë!

Prishtinë | 24 Mar 2018 | 15:00 | Nga

Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, nëpërmes një postimi në Facebook, ka kujtuar 19-vjetorin e fillimit të bombardimeve të Aleancës Veriatlantike kundër regjimit të Milosheviqit.

“Sot 19 vite më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa i dolën në ndihmë Kosovës, i dolën në ndihmë luftës çlirimtare të UÇK-së, e cila vërtetë kishte nevojë për miq”.

“Sot bëhen po aq vite që kur populli ynë filloi që të mos ndihej më i pa krahë… Shumë mirënjohje për miqtë e shtetit tonë!”, ka shkruar Bytyqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme