Edhe dy deputetë të rinj futen në parlament, Gjoni vendoset në pritje

Prishtinë | 12 Mar 2019 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve iu dha mandati i deputetit edhe Alban Zenelit.

Ai vjen nga lista e Partisë Demokratike për të zëvendësuar Flamur Nokën si deputet në Qarkun e Kukësit.

Pak ditë më parë Zeneli dorëzoi formularin e dekriminalizimit në KQZ duke shprehur vullnetin për të pranuar mandatin e deputetit.

Kujtojmë qe Zeneli mori pjesë edhe në protestën e 5 marsit.

Ndërsa po sot pas debateve mes kryetarit të KQZ-së, Klement Zguri dhe anëtarit Denar Biba për të tejkaluar rastin e lënies së mandatit nga deputetja Valentina Duka nga PD, pasi dy femrat që i takon mandati i saj nuk kanë kthyer përgjigje, një tjetër deputet i shtohet Parlamentit.

Ervin Salianji është zëvendësuar kështu nga Ligoraq Karamelo që ndodhej në listë nën siglën e PBDNJ.

Mesditën e sotme u vendos edhe një tjetër kandidat në pritje i LSI për të marrë mandatin e deputetit, duke dorëzuar pranë KQZ formularin e dekriminalizimit.

Ralf Gjoni ka dorëzuar formularin e plotësuar në KQZ , nga ku pritet më pas të marrë mandatin e deputetit për qarkun e Tiranës.

Kujtojmë se Gjoni ka qenë ish-Sekretari Ndërkombëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Po kështu pak ditë më parë, kur delegacioni i PE vizitoi Tiranën, ai zhvilloi një takim me raportuesin për Shqipërinë në BE, Knut Fleckeinstein çka u pa si sinjal i qartë se do të hynte në parlament.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/edhe-dy-deputete-te-rinj-futen-ne-parlament-gjoni-vendoset-ne-pritje-634917/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme