Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pasi ekipi kosovar, Bad News Eagles arriti të kualifikohej në turneun më të madh në botë në CS:GO, PGL Antwerp Major 2022. BNE e arriti kualifikimin në ndeshjen e fundit, duke shkruar historinë për Kosovën. Hoti publikoi një fotografi të ekipit “BNE” në rrjetin social “Facebook”, […]
Edhe Hoti i gëzohet suksesit të ekipit kosovar që shkroi historinë në CS:GO

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pasi ekipi kosovar, Bad News Eagles arriti të kualifikohej në turneun më të madh në botë në CS:GO, PGL Antwerp Major 2022.
BNE e arriti kualifikimin në ndeshjen e fundit, duke shkruar historinë për Kosovën.
Hoti publikoi një fotografi të ekipit “BNE” në rrjetin social “Facebook”, teksa shkroi: “Ju lumtë Bad New Eagles!”
BNE kishin dy fitore dhe dy humbje në këto kualifikime, kurse ndeshja e sotme kundër “Sinners” ishte përcaktuese.
Në këto ndeshje kualifikuese, Bad News Eagles u përballën me disa nga ekipet më të mira në botë.













