Edhe kryetari i Prishtinës reagon për tragjedinë në Pejë – thotë se janë të gatshëm t’u ofrojnë ndihmë

Prishtinë | 25 Qer 2023 | 10:29 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka shprehur ngushëllime familjes Ademaj, e cila humbi tragjikisht dy anëtarë gjatë mbrëmjes të së shtunës në Pejë, pas vërshimeve.

Rama deklaroi se janë të gatshëm t’u dalin në ndihmë qytetarëve të Pejës.

“Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ademaj, të cilët humbën tragjikisht dy anëtarë të çmueshëm të tyre”, shkroi Rama.

“Ndihma jonë nuk do të mungojë që këto vërshime të kalojnë me sa më pak pasoja. Jemi të gatshëm që me gjithë kapacitetet tona si Kryeqytet të dalim në ndihmë qytetarëve të Pejës. Të gjithë bashkë mund të ja dalim!”.

Të ngjashme