Edhe një i vdekur me COVID-19 në Kosovë, shkon në tetë numri i viktimave brenda 24 orëve

Prishtinë | 24 Kor 2020 | 20:50 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj ka bërë të ditur se edhe një person nga fshati Shtupel i Klinës i infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetë.

Përmes një postimi në Facebook, Elezaj i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit.

“Me dhembje të madhe e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendësit tonë, Mirosh Grabanica nga fshati Shtupel, i cili ishte i diagnostikuar me virusin COVID-19. Në emër të Komunës së Klinës dhe në emër timin, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Grabanica, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur”, shkruan Elezaj.

Të ngjashme