Edhe pse bashkëpunuan në klip, Capital T dhe Nevina Shtylla nuk janë në një lidhje dashurie

Prishtinë | 12 Kor 2021 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur shqiptar, Capital T dhe modelja nga Shqipëria, Nevina Shtylla, së fundmi bashkëpunuan për një projekt muzikor.

“Miss Shqipëria 2010” ka qenë protagoniste e klipit të ri të artistit të titulluar “Buzëqeshje”.

Megjithatë, para lansimit të projektit të plotë ata u komentuan mjaft shumë në rrjete sociale duke aluduar se mund të ketë diçka më shumë mes tyre.

Sidoqoftë edhe pse kanë punuar bashkë në projektin e ri, dyshja janë miq të mirë.

“Buzëqeshje” u prit mirë nga publiku dhe për vetëm një ditë ka grumbulluar mbi 700 mijë klikime në platformën YouTube.

Kapo muaj më parë u përfol për një lidhje dashurie edhe me modelen Adrola Dushi, me të cilën po ashtu ruan raporte të mira.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme