Edhe sot mot me diell, këto janë temperaturat

Prishtinë | 25 Qer 2019 | 07:48 | Nga Ekonomia Online

Ky është parashikimi i motit për sot.

Kjo javë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Kjo situatë meteorologjike do të krijojë kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.Kjo situatë e paqëndrueshme meteorologjike do të vijoj edhe gjatë ditës së sotme, më tej pritet stabilizim i motit dhe masa të nxehta të ajrit që vijnë nga verilindja.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë celsius.

Indeksi UV mbetet mbi vlerat e normales, sidomos në rrafshin e Kosovës dhe kjo situatë do të ndikojë në kushtet biometeorologjike, për personat që kanë probleme me shëndet: tension, sheqer, rrugë të frymëmarrjes, probleme me zemër etj.Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s.

Të ngjashme