Edhe Talat Xhaferi do të marrë pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Prishtinë | 11 Pri 2024 | 17:58 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi do të jetë pjesë e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë i cili do të mbahet në Prishtinë.

Kjo është bërë e ditur nga Presidenca e Kosovës përmes një postimi në “X”, duke treguar se forumi do të mbahet më 15 deri më 16 prill.

“Kemi nderin ta mirëpresim Talat Xhaferi, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Forumin WPS 2024”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Ndërkaq, presidenca gjithashtu ka njoftuar se në edicionin e dytë të këtij forumi të organizuar nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë edhe homologu i saj nga Shqipëria, Bajram Begaj, por edhe figura tjera eminente nga shtete të ndryshme.

Pjesë e këtij forumi pritet të jetë edhe ambasadori Eric Nelson, si dhe deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko përmes një video-adresimi.

Të ngjashme