Edona Llalloshi ia dorëzon ministrit Quni dhuratën e veçantë që mori nga Rugova më 2002

Prishtinë | 24 Shk 2020 | 18:20 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e mirënjohur e skenës shqiptare, Edona Llalloshi, po vazhdon të jetë akoma në vëmendjen e të gjithëve në sajë të karrierës së bujshme profesionale.

Duke qenë aktive në muzikë për më shumë se dy dekada, ajo para 18 vitesh e ka pranuar një dhuratë të veçantë, e cila për të ka qenë e çmuar andaj e quan edhe ‘dhuratë të zemrës’.

Ndërsa tani artistja shqiptare ka vendosur që dhuratën të cilën ia ka dhënë presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova në vitin 2002, t’ia dorëzojë në shenjë respekti, ministrit Anton Quni.

“Gjatë karierës sime shumë vjeçare kam marrë çmime, mirënjohje,dhurata…por më e veçanta dhuratë e zemrës ishte kjo që Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova ma dhuroj në vitin 2002”.

“Sot, këtë dhuratë në shenjë respekti ndaj tij dhe institucionit të cilin e udhëheqë, ia dhurova Ministrit të Mbrojtjes Z.Anton Quni. Të priftë e mbara Ministër 138 herë”, ka thënë Llalloshi teksa ka vizituar dhe ka uruar Qunin për detyrën e re.

Edona përndryshe edhe në ditët e sotme është shumë e pëlqyer nga publiku dhe shumë e angazhuar me projekte e koncerte të ndryshme muzikore.

Të ngjashme