Egjipt: Gjykata dënon prezantuesin pasi intervistoi një homoseksual

Prishtinë | 21 Jan 2019 | 19:51 | Nga Ekonomia Online

Prezantuesi i një televizioni në Egjipt është dënuar me një vit punë të rëndë, ngase zhvilloi një intervistë me një homoseksual vitin që shkoi.

Gjykata në Giza gjithashtu gjobiti Mohamed al-Ghiety me 167 dollarë për promovimin e homoseksualitetit në televizionin e tij privat LTC TV channel.

I intervistuar, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, gjatë intervistës kishte diskutuar për jetën e tij si punëtor seksi.

Homoseksualiteti nuk është specifikisht vepër kriminale në Egjipt, mirëpo autoritetet vazhdimisht kanë goditur komunitetin LGBT.

Në baza rutinore arrestohen persona të dyshuar për pjesëmarrje në veprime konsensuale homoseksuale, nën akuzat për imoralitet, shthurje dhe blasfemi, shkruan BBC.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme