Egzona Ferati dyshohet se është dhunuar, pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore

Prishtinë | 26 Tet 2020 | 09:53 | Nga Ekonomia Online

Egzona Ferati e cila gjatë ditës së djeshme u gjet e gjallë nga organizimi masiv i qytetarëve dyshohet se gjatë kohës sa ishte raportuar si e zhdukur është dhunuar.

Pasi që u gjet, ajo nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa si pasojë e traumave që kishte marrë, e njëjta është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Doktoresha kujdestare, Dafina Bashollin, tha se gjatë ditës së sotme Egzona Ferati pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore nga mjeku ligjor, raporton gazetasinjali.

Në bazë të rezultateve të ekzaminimit do të vendoset se ku do të dërgohet për trajtim të mëtutjeshëm 26 vjeçarja nga Skenderaj. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme